Insajderi
Lajme

Ferat Shala: Vetëm në qeverisjen e PDK-së mësimdhënësit janë trajtuar me dinjitetin e merituar

Insajderi
04 February 2025 - 16:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ferat Shala: Vetëm në qeverisjen e PDK-së mësimdhënësit janë trajtuar me dinjitetin e merituar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK-së, Ferat Shala, ka marrë pjesë dje në takimin e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, kishte me mësimdhënësit.

Ai ka thënë se vetëm në qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës, mësimdhënësit janë trajtuar me dinjitetin e merituar.

“Së bashku me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza, pata kënaqësi të takoja mësimdhënësit – ata që edukojnë brezat e rinj dhe i përgatisin për tregun e punës. Vetëm në qeverisjen e Partisë Demokratike mësimdhënësit janë trajtuar me dinjitetin e merituar. Edhe pas 9 shkurtit, me Bedri Hamzën kryeministër, do të rriten për 50% pagat e mësimdhënësve. Mësimdhënësit meritojnë të trajtohen më mirë dhe Kosova mundet më mirë!”, ka shkruar Shala.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark