Moti për nesër: Kryesisht me diell, në mëngjes ngrica - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për nesër: Kryesisht me diell, në mëngjes ngrica

    Insajderi
    04 February 2025 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mendimi për motin – 4.02.2025

    Kryesisht me kthjellime e diell parashihet moti ditën e mërkurë. Vransira të pakta mund të kalojnë herë pas here gjatë ditës. Frynë erë e ftohtë verilindore e lehtë dhe mesatare 5-9m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në -6C e -4C, zonave malore deri në -10C. Temperaturat maksimale arrinë vlera prej 5C e 7C.

    Kryesisht me kthjellime e diell parashihet moti ditëve vijuese edhe përgjatë fundajve. Të premtën e të shtunën kalojnë vransira, por pa mundësi për të reshura. Orëve të mëngjesit, ultësirave mund të paraqitet shkurtimisht edhe mjegull. Në aspektin termik mbetet relativisht ftohtë, me ngrica mëngjesit, ku temperaturat minimale zbresin në -6C e -3C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 5C e 8C.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark