Haxhiu: Hamza si kryeministër transformon shëndetësinë dhe rrit pagat 50% - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haxhiu: Hamza si kryeministër transformon shëndetësinë dhe rrit pagat 50%

    Insajderi
    05 February 2025 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka theksuar nevojën urgjente për reforma në sektorin e shëndetësisë.

    Sipas tij, me Bedri Hamzën si kryeministër, PDK do të implementojë sigurimet shëndetësore dhe do të digjitalizojë sistemin shëndetësor për t’i sjellë shërbime më cilësore dhe të shpejta për qytetarët.

    Haxhiu ka garantuar gjithashtu një rritje të pagave për profesionistët shëndetësorë deri në 50%, si dhe mbështetje të vazhdueshme për ta, me qëllim që të ofrohen shërbime më të mira dhe më të sigurta për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    “Shëndetësia ka nevojë për mbështetje të fortë. Me Bedri Hamzën kryeministër, ne do të implementojmë sigurimet shëndetësore dhe do t’i digjitalizojmë sistemin shëndetësorë”, tha Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark