Ramush Haradinaj: Edhe katër ditë deri në fitore, e ardhmja e ndritur nis nga java tjetër - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ramush Haradinaj: Edhe katër ditë deri në fitore, e ardhmja e ndritur nis nga java tjetër

    Insajderi
    05 February 2025 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në prag të zgjedhjeve parlamentare, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj po përmbyll fushatën zgjedhore me një sërë tubimesh në qytete të ndryshme të Kosovës, duke ripërsëritur zotimin për një Kosovë të fortë, anëtare të NATO-s dhe aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “E nisëm bashkë duke nderuar sakrificën për liri në Prekazin heroik dhe po e përmbyllim me tubime madhështore në mbarë vendin,” u shpreh Haradinaj, duke vlerësuar entuziazmin e qytetarëve si tregues të mbështetjes për vizionin e tij për zhvillimin e vendit.

    Agjenda e kandidatit për kryeministër përfshin takime me banorët e Kabashit në Korishë të Prizrenit, rininë e Suharekës dhe komunitetin e Lubizhdës. Në ditët në vijim, Haradinaj do të vizitojë Rahovecin, Krushën e Madhe dhe Gjakovën, për të përmbyllur fushatën me një tubim madhështor në Pejë.

    “Të dielën vendosim për Kosovën ku fitojnë të gjithë. Vendosim për fatin tonë. Vendosim për fëmijët tanë,” theksoi lideri i koalicionit për Kosovën Fituese, duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 137 më 9 shkurt.

    Fushata e Haradinajt është karakterizuar nga një fokus i veçantë në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht me aleatët perëndimorë, duke e vendosur anëtarësimin në NATO si një nga prioritetet kryesore të programit qeverisës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark