Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes

    Insajderi
    06 February 2025 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi arriti një fitore 3-2 ndaj Leganes, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me një gol në kohën shtesë dhe ndeshja u shënua edhe nga një lloj përplasjeje mes Luka Modric dhe Vinicius Junior.

    Pesë minuta para përfundimit të lojës, Modric rreshtoi Viniciusin dhe e qortoi para të gjithëve, sepse ai nuk vazhdoi me kundërsulmin e vendasve, por përkundrazi ecte nëpër fushë.

    Futbollisti kroat më herët kishte tentuar t’i vinte në dukje dy herë Viniciusit se duhej të ndihmonte shokët e skuadrës, por ky i fundit e injoroi. Më pas Modric reagoi ashpër dhe filloi të bërtasë: “Pse nuk po kthehesh? Pse nuk po ndihmoni mbrojtjen?”.

    Më pas Vinicius e pyeti se çfarë donte prej tij, për të cilën Modric i tha të shkonte në ferr.

    Braziliani u zemërua aq shumë sa në fund të ndeshjes nuk donte të festonte me shokët e skuadrës por menjëherë vrapoi në dhomat e zhveshjes dhe këtë situatë e komentoi edhe Marca.

    “Demostrimi i hierarkisë ishte spektakolar. Pak lojtarë në dhomën e zhveshjes mund të kishin reaguar kaq ashpër ndaj Vinicius, të cilit nuk i pëlqeu aspak dënimi publik. Ai nuk u gëzua shumë pas golit fitues të Garcias dhe nuk qëndroi për të festuar fitoren me shokët e tij, por përkundrazi vrapoi direkt në dhomën e zhveshjes”, shkroi Marca.

    Incidentin e ka komentuar edhe Carlo Ancelotti, duke mbështetur Modric.

    “Çfarëdo që të ndodhë, unë i besoj Modric. Unë jam gjithmonë në anën e Modric, dhe kështu është edhe këtë herë”, deklaroi Ancelottin.

    Mirëpo, Modric u qetësua pas ndeshjes, duke thënë se këto janë gjëra që ndodhin në fushë. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark