Edon Cana me një thirrje publike për qytetarët e Rahovecit - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Edon Cana me një thirrje publike për qytetarët e Rahovecit

    Insajderi
    06 February 2025 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Edon Cana, me anë të një postimi u ka bërë thirrje qytetarëve të Rahovecit që nesër të presin Bedri Hamzën në takimin përmbyllës që mbahet nga ora 17:00 në Rahovec.

    Cana ka thënë se ky takim nuk është vetëm i PDK-së, por i secilit qytetar.

    “Ju ftojmë të merrni pjesë në tubimin përmbyllës me kandidatin për kryeministër, z. Bedri Hamza, dhe kandidatët për deputet nga Dega e PDK-së në Rahovec. Ky takim, nuk është vetëm i PDK-së, por i secilit qytetar, i cili dëshiron ta rikthejë Rahovecin dhe Kosovën në drejtimin e duhur. Prandaj, ejani që ta bëjmë këtë rrugëtim të gjithë së bashku”, u shpreh Cana.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark