Insajderi
Lajme

Limaj: Rahoveci me mendje e zemër për Kosovën fituese 137

Insajderi
06 February 2025 - 20:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Limaj: Rahoveci me mendje e zemër për Kosovën fituese 137
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur besimin se qytetarët e Rahovecit do të votojnë për një Kosovë fituese më 9 shkurt.

Ai tha se pas katër vitesh qeverisje të dështuar, që ishin shoqëruar me shpifje dhe mashtrime, qytetarët këtë herë do të mbështesin ata që kanë vepra dhe ide konkrete për zhvillim.

“Pas katër vitesh qeverisje pa plan, me shpifje e mashtrime, këtë herë qytetarët e vendit tonë do të votojnë për Kosovën fituese, për njerëz që kanë veçVEPRA”, shkroi ai.

Limaj falënderoi çdo qytetar dhe aktivist që ka kontribuar për këtë kauzë.

“Ne falënderojmë çdo qytetar, aktivist, burra e gra, djem e vajza të reja që u rreshtuan fuqishëm për Kosovën fituese, një rrugë që sjell zhvillim dhe prosperitet“.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark