Insajderi
Insporti

Sergio Ramos bëhet me klub të ri, merr një numër të veçantë

Insajderi
07 February 2025 - 09:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sergio Ramos bëhet me klub të ri, merr një numër të veçantë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Klubi meksikan, Monterrey ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos për një kontratë njëvjeçare.

Sipas raportimeve të mëdhave, veterani spanjoll, 38-vjeçar, do të fitojë katër milionë euro në vit sipas marrëveshjes.

Ramos ka zgjedhur të mbajë numrin 93, në nderim për golin që shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve 2014 për Real Madridin kundër Atletico Madrid.

“Mbrojtës historik i futbollit botëror, kampion i shumëfishtë me PSG dhe Real Madrid dhe kampion bote dhe Evrope me Spanjën. Mirësevjen Sergio Ramos”.

“Lidershipi, cilësia teknike dhe mentaliteyi fitues do t’i ndihmojë bardheblutë të rangohen lart”, thuhet në njoftimin e klubit meksikan.

Klubi i fundit i mbrojtësit veteran ishte Sevilla, të cilën ai e la verën e kaluar për t’u bërë lojtar i lirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark