Insajderi
Lajme

Vrasja në Ferizaj, gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit

Insajderi
07 February 2025 - 14:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja në Ferizaj, gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Leutrim Fejzës, të dyshuar për vrasjen mizore të Bekim Varit.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 23 janar 2025 në orët e pasdites, në malet e një fshati të Komunës së Ferizajt, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta viktimën B.V., në atë mënyrë që të njëjtit së bashku më datë 22 janar 2025, fillimisht shkojnë në një villë, ku aty qëndrojnë së bashku, kurse të nesërmen të dy në këmbë nisen për tu kthyer në shtëpitë e tyre, ashtu që për shkaqe të panjohura deri më tani të njëjtit devijojnë rrugën dhe vazhdojnë për malet e një fshatit të Komunës së Ferizajt dhe me të arritur afër fshatit i pandehuri për motive ende të panjohura fillimisht e godet me sëpatë në kokë nga mbrapa, pastaj e godet edhe disa herë në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dhimbje, derisa të njëjtin e privon nga jeta, pastaj viktimën e gropos në një vend në mal duke e mbuluar me dhe e drunjtë kufomën me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse më datë 5 shkurt 2025 nga disa persona të fshatit gjendet trupi i pajetë i viktimës si dhe në afërsi të kufomës janë gjetur edhe rrobat e tij të djegura“, thuhet në njoftim.

Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht për dosjen e Prokurorisë lidhur me këtë rast:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark