Insajderi
Lajme

Abdixhiku pas tubimit masiv në Podujevë: Dita kur LDK, Llapi e populli u bënë një!

Insajderi
07 February 2025 - 20:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku pas tubimit masiv në Podujevë: Dita kur LDK, Llapi e populli u bënë një!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Dita kur LDK, Llapi e populli u bënë një!

Pjesa tjetër është një tregim i bukur kombëtar!”

Kështu e përshkroi kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës tubimin më masiv të fushatës në komunën e Podujevës.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së falënderoi simpatizantët për mbështetjen madhështore.

“Faleminderit Llapi im! Më keni qëndruar gjithnjë pranë. E kam ditur se nuk më leni vet!

Ekrem, të lumtë Dok. Suksese të mëdha ty e kandidatëve nga Podujeva: Valon, Arjeta, Qendrim, Fehmi, Fatlume e Mustaf!

Shihemi nesër sërish, në tubimin e madh përmbyllës! ✌️” – ka shkruar Abdixhiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark