Insajderi
Show

Kanye West i lutet Trumpit të lirojë Diddyn

Insajderi
09 February 2025 - 12:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kanye West i lutet Trumpit të lirojë Diddyn
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mes shumë postimesh në rrjetin e tij social, X, Kanye West, kësaj radhe ka bërë një lutje drejtuar Trump.

West shkroi frazën ‘Free Puff’ në llogaritë e tij në Instagram  dhe X duke shtuar më vonë se ai ndjen se komuniteti afroamerikan duhej të bashkohej rreth Combs dhe Chris Brown, të cilët po përballen me problem gjyqësore.

Ai i ka kërkuar presidentit të lirojë Sean ” Diddy ” Combs, i akuzuar për trafikim seksual.

Combs është deklaruar i pafajshëm për akuzat për trafikim seksual pas arrestimit të tij në shtator. Ai qëndron i burgosur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn në pritje të një gjyqi më 5 maj, pasi iu refuzua lirimi me kusht.

West vizitoi Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trump.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark