Mësohet se kush do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Manchester City-Real Madrid - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet se kush do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Manchester City-Real Madrid

    Insajderi
    09 February 2025 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është caktuar tashmë se kush do të gjykojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

    Bëhet fjalë për gjyqtarin francez, Clement Turpin i cili do të gjykojë për herë të tretë në një ndeshje të Real Madridit.

    Të gjithë e kujtojmë si atë që referoi në ndeshjen finale të vitit 2022 të Ligës së Kampionëve dhe gjysmëfinalen e sezonit të kaluar mes Realit dhe Bayernit

    Kujtojmë se ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, do të zhvillohet të martën, në orën 21:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark