Insajderi
Lajme

Flet mjeku që e trajtoi zyrtarin e LDK-së që pretendon se u sulmua nga 3 persona në Pozheran

Insajderi
09 February 2025 - 18:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Flet mjeku që e trajtoi zyrtarin e LDK-së që pretendon se u sulmua nga 3 persona në Pozheran
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mjeku specialist i emergjencës, Suad Haliti foli për gjendjen shëndetësore të zyrtarit të LDK-së, Ilir Zuka.

“Pacienti rreth 40 vjeçar ka ardhur për ndihmë, rreth orës 14:00. Pacienti ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga 3 persona dhe është grushtuar në kokë dhe në hundë.

Sipas anamnezës, pacienti ka thënë se ka pas gjakderdhje prej hundës, çka është vërejt edhe një ënjtje e hundës. Por shenja të goditjes në kokë nuk janë vërejt. Pas konsultës me mjekun, pacienti është liruar me parametra vital stabil, dhe me terapinë e ORL-së”, bëri të ditur Haliti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark