Ja cila parti po prin sipas Exit-Pollit të Baton Haxhiut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja cila parti po prin sipas Exit-Pollit të Baton Haxhiut

    Insajderi
    09 February 2025 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët e Republikës së Kosovës sot shfrytëzuan të drejtën e votës, për zgjedhur Qeverinë e re.

    Qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00.

    Tashmë ka filluar publikimi i Exit-polleve.

    Sipas Exit-pollit të realizuar nga gazetari Baton Haxhiu për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, këto janë rezultatet:

    LVV 36.99%

    PDK 22.77 %

    LDK 19.43 %

    AAK-Nisma 7.85%


    Koalicioni për Familjen – nuk e kalon pragun 1.88%

    Haxhiu tha se marzha e gabimit është 1.5%.

    Sipas analizës së Haxhiut, “në Kosovë nuk do të ketë parti që do të mund ta formojë qeverinë e vetme”.

    Theksojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të japë fjalën e fundit për rezultatet përfundimtare.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark