"Kjo është një fitore për Kosovën" - Dardan Molliqaj me thirrje për opozitën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kjo është një fitore për Kosovën” – Dardan Molliqaj me thirrje për opozitën

    Insajderi
    09 February 2025 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj e ka cilësuar si “fitore për Kosovën”, rezultatin e publikuar nga Exit-Pollet në vend.

    Ai u ka bërë thirrje partive opozitare që me asnjë kusht të mos futën ne koalicion me Vetëvendosjen.

    Molliqaj deklaroi se 40%  nuk është dështim, por paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike.

    “Kjo është një fitore për Kosovën! Opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me VETËVENDOSJE. 40% nuk është megjithatë dështim, është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike. Ne e kundërshtojmë VV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet. Demokracia nuk rrezikohet vetëm nga ata që sundojnë, por edhe nga ata që nuk kanë asgjë për t’i kundërvënë. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Molliqaj.

    Theksojmë se Partia Socialdemokrate (PSD) nuk ka pranuar të kandidojë në zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025-ës.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark