
Asnjë nga Exit-Pollet e publikuara nuk ka thënë se Koalicioni për Familjen do ta kalojë pragun, por këtë nuk e beson bartësi i Listës.
Kandidati për kryeministër nga radhët e Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, u shpreh se po presin rezultatin nga KQZ, duke theksuar se nuk iu besojnë rezultateve të Exit-Polleve.
“Natyrisht që jemi falënderues për secilin votë të dhënë. Ky koalicion është formuar që dy muaj, dhe presim numërimin e KQZ-së. Çdo rezultat do të na bëjë pjesë efektive të politikës sonë. Po presim rezultatet preliminare të KQZ-së. Rezultatet që janë paraqitur nga Exit-Pollet nuk mendojmë dhe nuk besojmë se janë të sakta për asnjërën prej subjekteve politike. Gjendja në terren është ndryshe…”, tha ai, duke potencuar se do të vazhdojnë ta mbrojnë traditën, familjen, dhe fëmijët, dhe se nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë si një organizim politik.
/Insajderi