
Albin Kurti është deklaruar për herë të parë për rezultatet preliminare.
Ai u shpreh se do të formojnë Qeverinë Kurti 3.
“Jemi të parët. Ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë dhe demokratike. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re, Kurti 3. Do ti vazhdojmë punët. Besojë se qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar suksesshëm edhe kundër një lufte të paparë hibride. Ecim bashkë përpara drejt qeverisë së re”, ka thënë ai.
“Faleminderit shumë, do të vazhdojmë me deklarata dhe prononcime edhe në të ardhmen, përfshirë nesër, lidhur me procesin dhe rezultatet, të cilat ende nuk janë përfundimtare. Faleminderit dhe natën e mirë,” tha ai, duke u uruar të gjithëve.
Theksojmë se Kurti pretendonte të fitonte 500 mijë vota, referendum.