Dardan Gashi lëshon studion, shkak postimi fyes i Dimal Bashës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Gashi lëshon studion, shkak postimi fyes i Dimal Bashës

    Insajderi
    10 February 2025 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Dardan Gashi ka lëshuar mbrëmë studion e emisionit “Debat Plus” si pasojë e një postimi fyes të kandidatit për deputet nga Vetëvendosje, Dimal Basha.

    Gashi shprehu pakënaqësinë e tij ndaj moderatorit, Ermal Panduri, duke thënë se nuk duhej t’i jepej hapësirë një deklarate të tillë.

    @ballkani.info

    Dardan Gashi largohet nga emisioni i Ermal Pandurit, pasi e lëshoi deklartën fyese të Dimal Bashës. Edhe Imer Mushkolaj e kundërshton ashpër Pandurin

    ♬ original sound – Ballkani.info

    Dimal Basha, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), përdori një gjuhë të paprecedent pas përfundimit të procesit zgjedhor.

    Ai e nisi postimin e tij me fjalët “ku jeni o *****”, duke përdorur një shprehje të ndyrë që ishte përdorur më herët nga një reper kosovar.

    Kjo shkaktoi reagime të ashpra dhe u bë shkak i largimit të Dardan Gashit nga emisioni./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark