The Guardian: Vetëvendosja humb shumicën, partia e majtë e Kurtit duhet të negociojë koalicion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    The Guardian: Vetëvendosja humb shumicën, partia e majtë e Kurtit duhet të negociojë koalicion

    Insajderi
    10 February 2025 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prestigjiozja britanike, The Guardian, ia ka përkushtuar një artikull rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

    Mediumi britanik thotë se VV’ja duhet të negociojë koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë, duke cituar exit poll-ët dhe rezultatet preliminare, përcjell Insajderi.

    “Partia qeverisëse e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ishte në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet parlamentare të vendit, por do të duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeveri, treguan exit pollët dhe rezultatet preliminare”, thuhet në raportim.

    Ata e kanë përshkruar si rënie të rezultatit, duke përkujtuar 50 për qindëshin e Kurtit nga 2021-a.

    “Ne jemi partia e parë, partia fituese që do të krijojmë qeverinë e ardhshme”, u tha Kurti gazetarëve. “Ne do të vazhdojmë të përfundojmë punën që kemi nisur”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark