Ministri i Kurtit dyshohet se sulmoi dhe kanosi një grua, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Kurtit dyshohet se sulmoi dhe kanosi një grua, policia jep detaje

    Insajderi
    10 February 2025 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe familjari i tij, Fuat Damka, janë arrestuar ditën e zgjedhjeve, 9 shkurt pasi të njëjtit dyshohen se kanë kanosur dhe sulmuar një grua.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovë thuhet se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkaq njëri është liruar në procedurë të rregullt.

    “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark