
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku LDK ka fituar 17.66% të votave, shkruan Insajderi.
Edhe pse nuk arritën të siguronin një rezultat më të lartë, Geci ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan me përkushtim në këtë proces elektoral.
Ai ka tha se është e rëndësishme të vlerësohet angazhimi i çdo individi që punoi për fitoren e partisë, dhe se kjo është vetëm një hap në rrugën e demokratizimit të Kosovës.
Geci ka drejtuar një thirrje për të gjithë mbështetësit e LDK-së.
“Të gjithë votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës , ju faleminderit që na mbështetët ju faleminderit që qendruat me demokracinë e Republikës së Kosovës trajektorja e tjeterkujt është në rënje!
Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me perkushtim . Kur mun mun kur smun smun
Kur smun prit kur mun veq kurr mos u dorzo!“, shkroi ai.