Akuzohet për vrasjen e Martin Canit, Apeli refuzon kërkesën për liri të 14-vjeçarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzohet për vrasjen e Martin Canit, Apeli refuzon kërkesën për liri të 14-vjeçarit

    Insajderi
    10 February 2025 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Apeli refuzon kërkesën për zëvendësim të masës “arrest në burg për të miturin M. P., i akuzuari për vrasjen me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani, shkruan A2 CNN.

    Më 18 nëntor 2024, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Martin Cani humbi jetën pasi dyshohet se u godit me thikë nga Mario Përlleshaj, ndërsa shoku i tij, Luis Meçja, mbeti i plagosur.

    Sherri dyshohet se kishte nisur fillimisht në rrjetet sociale, për t’u përshkallëzuar më pas në ambientet e shkollës dhe rreth saj.

    Pas ngjarjes, Policia e Shtetit deklaroi se nuk kishte një autor të dytë të përfshirë në incident, duke theksuar se autori i dyshuar kishte vepruar i vetëm. Thika e përdorur në krim u gjet së bashku me çantën e shkollës në afërsi të Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

    Ngjarja shkaktoi reagime të forta në opinionin publik, duke u organizuar protesta para Ministrisë së Arsimit, ku qytetarët kërkuan më shumë siguri në shkolla dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit. Dy muaj pas ngjarjes, familjarët e viktimës organizuan një tjetër protestë, duke kërkuar drejtësi dhe transparencë në hetime.

    Pas kësaj ngjarjeje, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një tur nëpër shkolla të vendit, ku u takua me prindër e mësues, në përfundim të të cilit deklaroi se qeveria kishte vendosur të mbyllte aplikacionin TikTok në Shqipëri. Vendimi nuk është ekzekutuar ende.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark