
Blogeri i njohur, Miran Ramadani, ka ironizuar me kompaninë Cactus, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Gjatë mbrëmjes së 9 shkurtit, por edhe më pas, faqja e KQZ-së ka pasur telashe të shumta teknike, duke shkaktuar probleme për qasje në rezultatin preliminar zgjedhor.
Ramadani ka shfrytëzuar këtë situatë për të tallur kompaninë Cactus, ku është shfaqur me një pjesë të ananasit mbi kokë dhe pjesë tjetër në pjatë duke e ngrënë.
“KQZ në këto momente”, ka shkruar ai.
@donzhugani ♬ Albanian – Balkan Remix – Tayfun Ali Çavuş
Kompania “Cacttus”, dikur për drejtor kishte Lulëzon Jagxhiun, i cili tani është këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti.