KQZ nesër nis numërimin e votave të kandidatëve për deputetë e verifikimin e rezultateve të partive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ nesër nis numërimin e votave të kandidatëve për deputetë e verifikimin e rezultateve të partive

    Insajderi
    10 February 2025 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të fillojë nesër në Qendrat Komunale të Numërimit.

    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, tha për Insajderin, se gjatë këtij procesi do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të siubjekteve politike, ashtu siç parashihet edhe me Rregullore.

    “Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, ka deklaruar Elezi.

    Ndryshe, deri tash janë numëruar rreth 98 përqind e votave nga zgjedhjet e djeshme. Si parti e parë renditet Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga PDK’ja, LDK’ja e AAK’ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark