Insajderi
Lajme

“Kurti munet me e thirrë në telefon edhe Listën Serbe”, Blerim Latifi për qeverinë e re

Insajderi
10 February 2025 - 23:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kurti munet me e thirrë në telefon edhe Listën Serbe”, Blerim Latifi për qeverinë e re
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Blerim Latifi, profesor universitar, ka thënë në “Pressing” të T7 se lufta për pushtet mund ta bëjë që Albin Kurti ta thërras në telefon Listën Serbe për koalicion.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të fitonte shumicën, i duhen partnerë koalicioni.

Latifi tha se PDK-ja e AAK-ja e kanë bërë të qartë se s’ka koalicion, ai tha se edhe LDK-ja duhet ta qartësojë pozicionin – duke shtuar se Abdixhiku tha se do të jetë opozitë por në një moment emocional, pasi e mori rezultatin.

“Deklarata e tij reflekton sikur të fitonte 51%, ai bëri një lexim të gabuar të situatës elektorale, dhe ai lexim i gabuar nxiti qartësimin e partive opozitare që nuk llogarisin në asnjë formë bashkëpunimin politik për me kriju një Qeveri me Kurtin. Ditëve në vazhdim ne duhet të kërkojmë qartësim nga Abdixhiku çfarë qëndrimi do të mbajë”, ka thënë Latifi.

“Pushteti nganjëherë nën efektin e luftës për pushtet i harrojnë principet, hiç mos u çuditni sepse mundet edhe Listën Serbe me thirrë  në telefon”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark