Aeroporti “Adem Jashari” ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët që i kanë humbur valixhet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aeroporti “Adem Jashari” ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët që i kanë humbur valixhet

    Insajderi
    11 February 2025 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre, të lajmërohen deri më 18 shkurt 2025 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së valixheve të tyre.

    Siç thuhet në njoftim, këto valixhe do të jepen si donacion.

    “Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 18 Shkurt 2025, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojne veprimtaritë e tyre në Kosovë”.

    “Për cdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyren e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit +383 38 501 502 1270/1271 apo përmes e-mailit në: [email protected]” – thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark