Sulm fizik ndaj grave e kanosje, 5 raste në 24 orët e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulm fizik ndaj grave e kanosje, 5 raste në 24 orët e fundit

    Insajderi
    11 February 2025 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, ku cak i sulmeve janë gratë.

    Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Deçan, Gjakovë, Malishevë.

    Raporti i policisë:

    Prishtinë 10.02.2025, 22:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Deçan 10.02.2025, 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së saj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Gjakovë 10.02.2025-08:12.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në gjendje të dehur fillimisht përmes telefonit ishte fjalosur me bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare lidhur me kujdesin ndaj djalit të tyre dhe më pas kishte shkuar në shtëpi dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën. Si pasojë e dhunës viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, viktima ka kërkuar urdhër për mbrojtje, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Malishevë 10.02.2025, 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

    Malishevë 09.02.2025, 20:50. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark