AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Faton Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Faton Osmani

    Insajderi
    11 February 2025 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i ka shprehur ngushwllime familjes pwr vdekjen e gazetarit, Faton Osmani.

    AGK ka theksuar se kontributi i Faton Osmanit në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë.

    Postimi i plotë:

    Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani

    Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në moshën 49-vjeçare.

    Kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë. Para se të themelonte “Ekonomia Online”, ai ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për të afërmit, por edhe për komunitetin e gazetarëve dhe gjithë shoqërinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark