Insajderi
Lajme

Në ora 16:00 fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna

Insajderi
11 February 2025 - 12:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në ora 16:00 fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot, në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë numërimin i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili shtoi se numërimi do të nis komunat Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.

“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komuale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh. Procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative“, tha ai.

“Në QKN “1 Tetori” në Prishtinë, në orën 16:00 do të mbajë konfernecë për media”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark