“Ke pasur frikë se po martoheshe me të vërtetë”, përplasje mes Gjestit dhe Loredanës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Ke pasur frikë se po martoheshe me të vërtetë”, përplasje mes Gjestit dhe Loredanës

    Insajderi
    11 February 2025 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i ashpër shpërtheu mes Gjestit dhe Loredanës në dhomën e gjumit të Big Brother VIP Albania teksa po përgatiteshin për të fjetur.

    Gjesti e akuzoi Loredanën se gjatë dasmës simbolike me Jozin kishte pasur frikë dhe se nuk e kishte marrë seriozisht momentin.

    “Ti ke pasur frikë se po martoheshe me të vërtetë, e vendose unazën në gishtin e djathtë. Lëri këto fore, nuk është ashtu siç thua. Shuj, shuj. Nuk ke dashur të martohesh”, i tha ai.

    Loredana u mbrojt, duke thënë se kishte dhënë më shumë vlerë asaj ceremonie.

    “Unë i kam dhënë akoma më shumë vlerë me atë gjest, por ti aq tru ke”, iu përgjigj ajo, duke ngacmuar Gjestin.

    Gjesti këmbënguli: “Je frikësuar, e ke puthur me majë të buzës.”

    Debati u tensionua edhe më tej kur Gjesti e akuzoi Jozin se, në vend që të mbështeste Loredanën, i kishte dërguar mesazhe Valbonës.

    “Në vend që të të thoshte ‘Zemër, shko përpara, je duke ecur shumë mirë, jam me ty’, ai e futi edhe Valbonën: ‘Ju dua dyjave’”, tha ai.

    Loredana u duk e irrituar nga kalimi i temës dhe e qortoi Gjestin: “Pse nuk mbahesh në një temë, po kalon nga një në tjetrën?”

    Tensionet mes tyre mbeten të larta, duke shtuar paqartësitë mbi raportin e Loredanës me Jozin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark