Kurti apo Hamza? Kush do të jetë kryeministri i ri i Kosovës? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Kurti apo Hamza? Kush do të jetë kryeministri i ri i Kosovës?

    Insajderi
    11 February 2025 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt. Të drejtë vote kishin pasur rreth 2 milion qytetarë, prej të cilëve kanë votuar afër 800 mijë qytetarë.

    Bazuar në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ, partia fituese, apo më saktë e para, është renditur Lëvizja Vetëvendosje, e cila mori 40.83% të votave. PDK renditet e dyta me 22.15%, LDK e treta me 17.59%, dhe AAK-Nisma ka marrë 7.47% të votave.

    Secila parti ka shpallur një lloj fitore, por kush realisht fitoi?

    Ndërkohë që PDK dhe LDK patën rritje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse e para, nuk ka arritur rezultat më të mirë se në zgjedhjet e vitit 2021.

    Ata kanë arritur afër 10 përqind më pak vota, ose rreth 100 mijë vota më pak.

    LVV mund të konsiderohet humbëse edhe për faktin se kërkoi 500 mijë vota dhe kërkoi një referendum, ndërkohë që mori një rezultat dukshëm më të vogël se në zgjedhjet e kaluara.

    Tani, pyetja kryesore është: kush do ta formojë qeverinë?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark