Tërmet i fuqishëm në Kroaci - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tërmet i fuqishëm në Kroaci

    Insajderi
    11 February 2025 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet i fuqishëm ka goditur shtetin kroat.

    Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC) ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 5.0 të Shakllës së Ritherit ka goditur Kroacinë.

    Sipas EMSC-së, tërmeti ka ndodhur në orën 18:43.

    Tërmeti u ndje shumë në rrethinat e Zaës, rreth Posedarës dhe në një pjesë të Likanisë.

    Siç raporton index.hr., tërmeti ishte aq i fortë sa që njerëzit kanë braktisur shtëpitë e tyre.

    “Në Rabu është ndjerë një valë e fortë goditëse. Nuk ka dridhur, por ka goditur fort, si një shpërthim i erës anësore”, “Qendra e Zarës, në qytetin e vjetër, ka pasur dridhje për 10 sekonda. Ka qenë një tërmet shumë i fortë”, “Një shpërthim i fortë si shpërthim eksploziv dhe dridhje e shtëpisë. Fillimisht u dëgjua një zhurmë dhe më pas 4 tërmete më të vogla. Paklenica”, ishin disa prej komenteve të para të qytetarëve që iu dërguan mediumit të lartcekur kroat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark