Iu referua Gjestit si “djaloshi kosovar”, Egla Ceno reagon në rrjetet sociale - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Iu referua Gjestit si “djaloshi kosovar”, Egla Ceno reagon në rrjetet sociale

    Insajderi
    11 February 2025 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, i është përgjigjur kritikave që mori në internet pasi iu referua Gjestit si “djaloshi kosovar”.

    Ajo pak ditë më parë kishte deklaruar se nuk e shihte këtë të fundit si fitues të këtij edicionit, por njerëzit iu kapën nga termi “kosovar”.

    “Një djalosh kosovar që është në Big Brother të Shqipërisë. Jo, nuk e shoh fitues”, deklaroi Ceno në një intervistë për RTSH-n.

    Siç duket, shumë i kishin reaguar për këtë, për çka aktorja e ndjeu si nevojë të reagonte përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “Të gjithë ata injorantë që janë prekur nga fjala ‘kosovar’, ju bëj me dije se jeni fundi i fundit! Të jesh kosovar është krenari! Kush mendon ndryshe është qelbësirë. Tung! Lovju Kosova, lovju kosovarë”, shkroi Egla në postimin e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark