Parashikimi i motit për sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    12 February 2025 - 08:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vransirat vijnë duke u shtuar mbi vend ditën e mërkurë. Më vonë nga pjesë qëndrore e lindore priten reshje të pakta shiu, që me rënie të temperaturave orëve të mbrëmjes të shndërrohen në borë.

    Temperaturat minimale zbresin në -5C e -2C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 4C e 5C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare juglindore 3-6m/s.

    Të enjten fillimisht të reshura të dobëta dëbore paraqiten në vend, ku ditën shndërrohen në reshje shiu. Ditën e premtë nuk mungojnë intervale me diell, e pasdite priten mundësi për riga shiu. Temperaturat shënojnë rritje deri në 9C e 10C, ato maksimale, e minimalet deri në 0C e 1C. Në fundjavë sërish më shumë vransira me ditën e shtunë, që shndërrohen në reshje dëbore gjatë mbrëmjes, me ulje të temperaturave fare pranë 0C.

    Erëra mesatare nga krahu jugor frynë ditëve vijuese, 3-9m/s, e nga e shtuna mbrëma ndryshojnë drejtimin në verilindje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark