KQZ-së i dalin mbi 33 mijë vota më shumë? Kërkohet hetim urgjent - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ-së i dalin mbi 33 mijë vota më shumë? Kërkohet hetim urgjent

    Insajderi
    11 February 2025 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisionit Qendror të Zgejdhjeve iu kanë dalë mbi 33 mijë vota më shumë. Të paktën, kështu po pretendon kandidati për deputet, Artan Nimani, në këto zgjedhje parlamentare, i cili po kërkon hetim urgjent për ruajtjen e votës.

    Në bazë të disa fotografive të publikuara nga kandidati Nimani, paraqitet që numri i deklaruar që kanë marrë pjesë në votime është 799,954 ndërkaq numri i votave të hedhura në kutitë e votimit është 833,387. Pra, 33,433 vota më shumë.

    Kjo mospërputhje thelbësore kërkon një verifikim të menjëhershëm dhe një hetim të gjithanshëm nga institucionet përkatëse. Integriteti i një procesi zgjedhor është një nga shtyllat kryesore të sistemit demokratik dhe çdo devijim nga parimet e transparencës dhe korrektësisë cenon drejtpërdrejt besimin e publikut në institucionet demokratike”, ka deklaruar ai.

    KQZ ende s’ka dhënë sqarim lidhur me këtë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark