Veliaj bëri zv.ministre gruan e biznesmenit pasi ai i pagoi udhëtimin me avion - Rama tregon se kush i kërkoi punësimin e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliaj bëri zv.ministre gruan e biznesmenit pasi ai i pagoi udhëtimin me avion – Rama tregon se kush i kërkoi punësimin e saj

    Insajderi
    12 February 2025 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama është deklaruar lidhur me emërimin e një zv.ministreje.

    Ai tha se kjo nuk ka asnjë lidhje me Veliajn dhe se emërimin ia ka kërkuar ish-kryetari i Kuvendit Ilir Meta në kohën kur ishin në koalicion.

    “Media të hulumtojë për prova. Në atë roman 400 faqësh nuk ka asnjë provë. Ka vetëm një tregim të mbushur me lloj-lloj të dhënash pa asnjë provë.

    Erion Veliaj nuk vesh fustane. Por të thuash se Veliaj caktoi si zv.ministre gruan e një biznesmeni pasi ai i pagoi një udhëtim, kjo bëhet me metodat e Sigurimit të Shtetit. Ku ishe ti me atë autobusin, për çfarë fole?

    Ajo është emëruar aty me kërkesë të kreut të Kuvendit që të vihej në atë pozicion. Ai më ka kërkuar të flas me Erionin dhe të vihej kjo grua që unë nuk e njihja.

    Ma ka kërkuar këtu në Kuvend. Kjo është e vërteta siç bëhen gjërat në koaliciion dhe është krejt normale” – tha Rama.

    “Kjo është e vërteta, si mund ta shkruash ti  në një aktakuzë penale këtë? Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë dhe nga ana tjetër, çfarë Klotilda tha është beteja e saj nuk është beteja jonë. Beteja jonë janë standardet, unë jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj”-u shpreh Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark