Policia shfaq fotografinë e një hajni, kërkon identifikimin e tij nga qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shfaq fotografinë e një hajni, kërkon identifikimin e tij nga qytetarët

    Insajderi
    12 February 2025 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi.

    I dyshuari kërkohet për veprën penale ”vjedhje”.

    Policia ka publikuar fotografinë e tij.

    ”Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuar kërkohet për veprën Vjedhje”,thuhet në njoftim.

    Tutje policia thotë se, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark