Haradinaj publikon letrën e kongresistit Nunn, thekson rëndësinë e partneritetit me SHBA-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj publikon letrën e kongresistit Nunn, thekson rëndësinë e partneritetit me SHBA-në

    Insajderi
    12 February 2025 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një letër të kongresistit republikan, Zach Nunn, e cila iu dërgua pas vizitës që Haradinaj zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump.

    Kongresisti Nunn, që përfaqëson Iowa-n, shprehu krenarinë për lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së, duke e quajtur Kosovën një “shtet simotër”.

    Ai falënderoi Haradinajn për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

    “Partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i përhershëm dhe strategjik. Takimet gjatë vizitës së fundit në SHBA me kongresistë, senatorë, në Pentagon dhe Departamentin e Shtetit, janë dëshmi po aq sa edhe kjo letër që kam pranuar sot nga kongresisti Zach Nunn. Marrëdhëniet me shtetin e Iowa-s, sidomos në përkrahjen për themelimin e ushtrisë dhe përfshirjen në trajnime e përgatitje të rëndësishme, janë raporte të shkëlqyera që reflektojnë forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy popujve tanë!”, tha Haradinaj.

    Haradinaj riafirmoi angazhimin e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar atë si një prioritet politik dhe jetësor.

    “Pas çlirimit, pavarësisë dhe themelimit të Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti dhe misioni im politik dhe jetësor”, tha./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark