FOTO/ Ky është Ismet Ibishi që u vra në Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    FOTO/ Ky është Ismet Ibishi që u vra në Skenderaj

    Insajderi
    12 February 2025 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se vrasja në Skenderaj ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.

    Zahiti bëri të ditur se viktima është i moshës 42 vjeçare.

    Ai shtoi se është duke u punuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

    “Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha Zahiti.

    Foton e viktimës e ka publikuar ish ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri, i cili ka treguar se me viktimën ishin kushëri.

    Viktima në foto shihet me Faton Hajrizin.

    “Lajm qe me preki thell ne zemer,lajm qe nuk kisha dasht kurr ta degjoj per ty Ismet djali. Ngushllime familjes Ibishi.Ismet zoti te shperbleft ne xhenet kusheri”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark