Ekspozita personale e piktorit Anton Krasniqi - Insajderi
×
Kulturë

Ekspozita personale e piktorit Anton Krasniqi

Insajderi
12 February 2025 - 17:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Piktori i njohur kosovar, Anton Krasniqi, do të paraqitet para artdashësve me një ekpozitë të tij personale, që është fryt i krijimtarisë së tij që një kohë të gjatë në fushën e artit pamor, gjegjësisht pikturës.

Ekspozita personale është titulluar “Arkeologjia e shpirtit” dhe do të hapet më 13.02.2025 (e enjte), ora 19:00, në galerinë “Hani i dy Robertëve” në Prishtinë. Kuratori i kësaj ekspozite është Refki Gallopeni-Rego, një emër i respektuar i artit pamor shqiptar.

Anton Krasniqi njihet për virtuozitetin e tij artistik, shumëngjyrësinë dhe gërshetimin artit të formës moderne dhe realiste.

Është një nga artistët më të vlerësuar të artit të pikturës në Kosovës. Krijimet e tij artistike kanë marrë vlerësime pozitive dhe të mirëfillta edhe nga kritikët shqiptarë dhe të huaj të artit pamor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark