KQZ s'ka afat se kur mund të përfundojë procesi i numërimit të votave për deputetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ s’ka afat se kur mund të përfundojë procesi i numërimit të votave për deputetë

    Insajderi
    12 February 2025 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, nuk dha ndonjë afat se kur mund të përfundojë procesi i numërimit të votave për deputetë.

    Sa i përket çështjes se sa merr kohë numërimi i një kutie të votimit, kjo është e lidhur direkt me pjesëmarrjen e votuesve në një vendvotim të caktuar. Dmth, vendvotimet që kanë numër më të lartë vonohen më shumë. Duke i shtuar kësaj radhe edhe faktin se për herë të parë, votuesit kanë mundur të përzgjedhin deri në 10 kandidatë, kjo merr kohë në evidentim dhe të gjithë procesin e numërimit”, tha Elezi.

    Ai shtoi se një ekip apo tavolinë numërimi mund të numërojë deri në dy kuti brenda dite në rast se ka pjesëmarrje relativisht mesatare. Kur pjesëmarrja është më e madhe, Elezi tha se duhet më shumë kohë për numërim.

    Elezi nuk dha ndonjë informacion as edhe për numrin e vendvotimeve që janë numëruar deri më tani, teksa shtoi se për këtë do të ketë informata më vonë.

    Pra, menjëherë pasi të përfundon procesi i numërimit në QKN, është faza tjetër e procesit që do të jetë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës”, tha Elezi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark