UEFA do t’i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do pritet të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027 - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    UEFA do t’i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do pritet të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

    Insajderi
    12 February 2025 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, ka hyrë në një negociatë me Relevent Sports në SHBA për të drejtat tregtare globale në garat e klubeve evropiane për meshkuj nga viti 2027, zbulon The Independent.

    Çfarë do të thotë kjo është se finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s mund të mbahet së shpejti larg Evropës për herë të parë në histori, në Shtetet e Bashkuara.

    Relevent Sports janë në krye të organizimit të garave të mëdha të futbollit në SHBA, pasi ia kanë dalë me Kupën e Amerikës në qershor.

    Nëse UEFA arrin të nënshkruajë një marrëveshje me Relevent Sports, e cila është më se e mundshme, kjo do t’i jepte fund marrëdhënies së tyre me TEAM Marketing, të cilët kanë qenë përgjegjës për të gjithë markat e shquara të Ligës së Kampionëve.

    Nëse marrëveshja me Relevent realizohet, do të linte më shumë se 170 njerëz pa punë në TEAM Marketing. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark