
Një person ka vdekur në aksidentin e rëndë në orët e mbrëmjës në Carralevë.
Insajderi nga burime mëson se personi që ka mbetur i vdekur në këtë aksident është Jetmir Gashi, 42 vjecar.
Ndryshe në këtë aksident trafiku, ku si pasojë Gashi mbeti i vdekur, janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25.
“Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprorë të Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.