Vrasja në Skenderaj, Policia arreston edhe të dyshuarin e dytë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Skenderaj, Policia arreston edhe të dyshuarin e dytë

    Insajderi
    12 February 2025 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë lidhur me vrasjen e Ismet Ibishit pasditen e së mërkurës.

    Në njoftimin shtesë të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është arrestuar edhe i dyshuari i dytë në vrasjen e Hysni Ibishin, shkruan Insajderi.

    I dyshuari B.I., 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë.

    Pos tjerash, Policia njofton se është bastisur shtëpia e tij, ku janë sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

    Komunikata e plotë:

    Komunikatë shtesë-Vrasje e rëndë

    Në lidhje me rastin-Vrasje e rëndë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe të arrestojnë edhe personin e dytë të dyshuar për këtë rast.

    I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

    Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit./Insajderi.org./


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark