Shefi i Pentagonit: SHBA nuk do të vendosë trupat e saj si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i Pentagonit: SHBA nuk do të vendosë trupat e saj si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës në Ukrainë

    Insajderi
    13 February 2025 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se një mision i mundshëm paqeruajtës që mund të vendoset në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë nuk do të përfshijë trupat amerikane.

    Ai e deklaroi këtë në fillim të takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Bruksel.

    “Çdo garanci sigurie duhet të mbështetet nga trupa të afta evropiane dhe jo-evropiane. Nëse këto trupa dislokohen si paqeruajtës në Ukrainë në çdo moment, ato duhet të dislokohen si pjesë e një misioni jo-NATO dhe nuk duhet të mbulohen nga neni 5”, tha shefi i Pentagonit.

    Ai shtoi: “Nuk do të ketë trupa amerikane të dislokuara në Ukrainë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark