Trafiku Urban njofton se së shpejti do të vijnë 30 autobusë të rinj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Trafiku Urban njofton se së shpejti do të vijnë 30 autobusë të rinj

    Insajderi
    13 February 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trafiku Urban në Prishtinë njofton se procedura e prokurimit për blerjen e 30 autobusëve të rinj tani është publikuar. Trafiku Urban po sjell 30 autobusë të rinj për kryeqytetin tonë, duke përmirësuar shërbimet dhe përkushtimin ndaj një transporti publik më të avancuar!

    “Falë angazhimit të kompetentëve të ndërmarrjes dhe mbështetjes së fuqishme nga Komuna e Prishtinës, ky proces ka arritur një fazë të rëndësishme. Blerja e autobusëve do të realizohet përmes procedures dhe platformës së BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim)”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.

    Procedura për aplikim është e hapur deri më 2 prill 2025, pas së cilës do të bëhet zgjedhja e operatorit.

    Në njoftimin e Trafikut Urban thuhet se me përfundimin e këtij procesi, autobusët e rinj pritet të mbërrijnë shumë shpejt dhe të ofrojnë shërbime të reja dhe më të mira për qytetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark