Arrestohet një person në Prishtinë, në bodrumin e banesës së tij u gjet marihuanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Prishtinë, në bodrumin e banesës së tij u gjet marihuanë

    Insajderi
    13 February 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi tek i njëjti është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

    Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit është gjetur edhe një peshore digjitale dhe dy paketime me mbështjellës të narkotikëve.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se tek i njëjti gjatë kontrollit në bodrumin e banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar: 224.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale dhe 2 paketime me mbështjellës të narkotikëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark