Të burgosurit në Dubravë fillojnë krasitjen e mollëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të burgosurit në Dubravë fillojnë krasitjen e mollëve

    Insajderi
    13 February 2025 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve bujqësore në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka filluar procesi i krasitjes së mollëve në plantacion.

    Ky aktivitet po realizohet nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës.

    “Angazhimi i të burgosurve në këto aktivitete ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre në sektorin e bujqësisë”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

    ShKK shton se ky aktivitet është pjesë e iniciativave për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi të reja që mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të dënimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark