Loredana është e martuar jashtë BBV? Shoqja e saj tregon të vërtetën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Loredana është e martuar jashtë BBV? Shoqja e saj tregon të vërtetën

    Insajderi
    13 February 2025 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erika Hasani, ish-konkurrente e “Përputhen”. Ajo ka folur më shumë për jetën e saj pas këtij programi, historinë e saj të dashurisë, por duke u ndalur edhe tek banorët e “Big Brother VIP 4” për të dhënë mendimin e saj…

    Erika është një mikeshë e Loredana Bratit, banore e BBV4. A ka qenë ajo vërtet e martuar jashtë siç dhe përflitet?

    Jo. 

    Nuk ka qenë kurrë?

    Jo. Me sa di unë jo. 

    Por përse thuhet se Loredana ka hyrë e martuar brenda shtëpisë?

    Por edhe për mua thonin që e kam babin kinez, kështu që me fjalët e njerëzve nuk merremi. 

    Si të duket Loredana në lojë? A ndjen ajo vërtet për Jozin?

    Besoj se po. Më kujton pak historinë time me Bucin në “Përputhen” dhe më erdhi shumë keq, u preka shumë. Por e dija që do të vinte kështu. Më bëhet qejfi që doli Jozi nga aty. Po e dëmtonte shumë dhe nuk ishte fare Loredana ajo. 

    Mendon se kanë të ardhme bashkë jashtë?

    Jo. Loredana meriton një mashkull shumë herë më të mirë se Jozi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark