Bojkoti në Mal të Zi ul qarkullimin e dyqaneve për kaq për qind - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bojkoti në Mal të Zi ul qarkullimin e dyqaneve për kaq për qind

    Insajderi
    13 February 2025 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Malit të Zi, për shkak të bojkotit të dyqaneve të shtunën, më 8 shkurt, pesë rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë në këtë vend kanë regjistruar një rënie prej 30,23 për qind të qarkullimit krahasuar me 1 shkurtin.

    Siç raporton agjencia malazeze MINA, dyqanet kanë realizuar 2,96 milionë euro xhiro më 8 shkurt, ndërsa qarkullimi më 1 shkurt, kur nuk ka pasur bojkot, ka qenë 4,24 milionë euro, shkruan AA.

    Të dhënat e Administratës Tatimore tregojnë se qarkullimi ka rënë më së shumti në rajonin qendror të vendit, me 35,86 për qind.

    Rajoni verior ka shënuar rënie të xhiros me 30,62 për qind, ndërsa në rajonin jugor ka pasur 21,5 për qind më pak të hyra në kasat e marketeve.

    Numri i faturave të lëshuara ka qenë 18,15 për qind më i ulët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark